Komunat e rajonit jugor të Kosovës nuk kanë treguar përkushtim të mjaftueshëm për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në dy vjetët e shkuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Ndonëse gjashtë komunat e këtij rajoni kishin përgatitur planet e tyre të veprimit mbi mënyrat se si do t’i zbatojnë rekomandimet e dhëna nga Auditori, megjithëkëtë niveli i zbatimit të rekomandimeve ka qenë i ulët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rrjedhimisht dhjetëra rekomandime të ZKA-së të adresuara për Komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës kanë mbetur të pazbatuara.
raportet e ndara të Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2017, ZKA-ja ka pohuar se këto komuna kanë hartuar plan të veprimit për zbatimin e rekomandimeve, por se një gjë e tillë nuk është mbështetur edhe me një proces konfirmues, kurse zbatimi i tyre monitorohet formalisht. Si pasojë, ZKA-ja ka gjetur se dobësitë e prezantuara në raportet e viteve paraprake vazhdojnë të jenë evidente... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komunat dështojnë t’i zbatojnë rekomandimet e Auditorit
-
Komunat shpërfillin rekomandimet e Auditorit
-
Katër komuna të rajonit të Prizrenit me akte komunale joligjore
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
-
Në prag të zgjedhjeve paralajmërohet përkeqësim i qëllimshëm i menaxhimit financiar në komuna