Pak progres kanë shënuar katër komuna të rajonit të Prishtinës në zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Shumica e rekomandimeve të viteve paraprake nuk janë adresuar fare nga zyrtarët e Podujevës, Fushë-Kosovës, Obiliqit e Graçanicës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Auditori ka dhënë vërejtje për secilën komunë veç e veç, ndërkohë që ka kërkuar nga kryetarët e tyre që të sigurojnë një plan për zbatimin e këtyre rekomandimeve.
Podujeva me progres të kufizuar
Sipas ZKA-së, Komuna e Podujevës ka bërë progres të kufizuar, pasi që pak nga rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar plotësisht, shumica nuk janë adresuar, disa pjesërisht ose nuk janë zbatuar fare.
“Komuna nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar mënyrën e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm. Për më tepër Planin e Veprimit për rekomandimet dhe progresin e tyre nuk ka arritur ta diskutojë në Asamblenë Komunale”, thuhet në raportin e ZKA-së për Komunën e Podujevës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
-
Në prag të zgjedhjeve paralajmërohet përkeqësim i qëllimshëm i menaxhimit financiar në komuna
-
Kryetarët e komunave në veri iu ankohen ambasadave edhe për “kontrollin nga Qeveria”
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore