Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat e Anamoravës s`i zbatojnë rekomandimet e Auditorit

Komunat në rajonin e Anamoravës: Gjilani, Vitia, Kamenica, Novobërda, Kllokoti dhe Parteshi vazhdojnë të mos i zbatojnë rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Sipas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, nga 18 rekomandime sa ka pranuar qeverisja lokale e Gjilanit për vitin 2016, ka realizuar vetëm 6 sosh. Kurse 13 rekomandime janë bartur nga viti 2015. Tri nuk janë zbatuar, kurse 10 të tjera ndodhen në proces të zbatimit. Madje gjetjet e raportit të Auditorit nuk janë diskutuar në kuvendet komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Vitisë ka ngecur në zbatimin e rekomandimeve të auditorit për vitin 2016. Nga 18 rekomandime ishin zbatuar vetëm tri rekomandime dhe katër nuk ishin zbatuar, kurse 11 ishin në proces të zbatimit. Gjithashtu edhe rekomandimet që rezultonin nga viti 2015, të cilat ishin gjithsejtë 13 rekomandime, ishin bartur dhe një ishte zbatuar gjatë vitit 2017.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm