Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në tetë komuna në Kosovë.
Auditimet janë zhvilluar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë-Kosovës dhe Vushtrrisë, duke mbuluar periudhat janar 2023 – dhjetor 2024.
“Rezultatet e auditimeve tregojnë se shumica e komunave të audituara nuk kanë zbatuar plotësisht procedurat ligjore, kanë ndryshuar qëllimin e shfrytëzimit të pronave pa miratim, kanë lejuar shfrytëzim afatgjatë jashtë kufijve ligjor, nuk kanë zbatuar procedura formale për vazhdimin e kontratave, si dhe nuk kanë mbajtur dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kanë mbikëqyrur në mënyrë të rregullt shfrytëzuesit e pronave. Në disa prej tyre auditimi ka evidentuar raste të përdorimit të pronave pa kontrata valide si dhe tejkalim të kushteve ligjore, gjë që ka dëmtuar të hyrat publike. Po ashtu, raportimi i pamjaftueshëm nga autoritetet ekzekutive ka kufizuar mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e Kuvendeve Komunale”, ka njoftuar ZKA.
ZKA ka thënë se komunat e audituara s’kanë vepruar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme dhe menaxhimin e kontratave për qiradhënie. ZKA ka dhënë 54 rekomandime.
“Dobësitë në proceset e qiradhënies, mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe mos mbajtja e regjistrave të sakta kanë ndikuar në zvogëlim të të hyrave komunale, rrezikim të integritetit të pronës publike dhe shkelje të dispozitave ligjore. Për të përmirësuar menaxhimin dhe mbikëqyrjen e pronës publike ZKA-ja ka dhënë 54 rekomandime”, thuhet nga ZKA-ja.
Raportet e plota të auditimit: Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
ZKA-ja vlerëson se Prishtina ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave
-
Spanca: Kemi dërguar 80 raste të dyshimta në Prokurori, janë ngritur tri aktakuza
-
ZKA-ja çon në Prokurori 69 raste për “mangësi serioze” në menaxhimin e fondeve publike
-
Auditori çon 69 raste në Prokurori, identifikon mangësi serioze në menaxhimin e fondeve publike