Prizren, 8 shtator – Katër komunat e rajonit jugor të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë miratuar 7 akte komunale, të cilat nga niveli qendror i qeverisjes janë vlerësuar si të jashtëligjshme.
Prej këtyre 7 akteve të jashtëligjshme, brenda periudhës raportuese janë rishqyrtuar vetëm 2 vendime, që janë harmonizuar konform kërkesave të Qeverisë së Kosovës, ndërsa 5 vendime të tjera, mbeten të paharmonizuara. Kuvendet e Komunave të Prizrenit, të Suharekës dhe të Dragashit brenda 6 -mujorit nuk i kanë rishqyrtuar 5 aktet që bien ndesh me legjislacionin, derisa vetëm Kuvendi i Komunës së Rahovecit i ka rishqyrtuar dy aktet e veta dhe i ka harmonizuar ato me ligjet në fuqi.
Të dhënat e sipërpërmendura janë publikuar në Raportin e funksionimit të komunave të MAPL-së, për periudhën janar-qershor 2017 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Pesë komuna shpërfillin rishqyrtimin e vendimeve të paligjshme
-
Komunat e rajonit jugor miratojnë 5 vendime të paligjshme
-
Komunat e rajonit jugor me zbatim minimal të rekomandimeve të auditorit
-
Komunat miratojnë 39 vendime të paligjshme për pronat
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike