Komunat e rajonit jugor të Kosovës brenda tre muajve të parë të këtij viti kanë miratuar pesë vendime të kundërligjshme.
Komuna e Dragashit dhe ajo e Rahovecit kanë miratuar nga dy akte që bien ndesh me legjislacionin në fuqi, derisa Komuna e Suharekës ka miratuar një vendim të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal në raportin e punës për periudhën janar-mars 2017 ka bërë të ditur se për këto pesë akte komunale ka parashtruar kërkesa për rishqyrtim dhe se gjatë periudhës raportuese vetëm Komuna e Rahovecit e ka rishqyrtuar një vendim.
Procesi i shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të pushtetit lokal është realizuar nga MAPL-ja dhe ministritë e linjës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Katër komuna të rajonit të Prizrenit me akte komunale joligjore
-
Pesë komuna shpërfillin rishqyrtimin e vendimeve të paligjshme
-
Llogaritë e arkëtueshme shtohen në 5 prej 6 komunave të rajonit jugor
-
MAPL: Vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme, i paligjshëm
-
Komunat e rajonit jugor me zbatim minimal të rekomandimeve të auditorit