Komuna e Shtimes gjatë periudhës së fundit kohore po përballet me vendime të kundërligjshme të cilat po rikthehen për rishqyrtim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë vitit të kaluar kësaj komune i janë rikthyer së paku pesë vendime të kundërligjshme. Një i tillë gjatë periudhës së fundit kohore të cilin e ka siguruar “Koha Ditore” pritet të rishqyrtohej në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal i cili ka të bëjë për këmbimin e pronës së paluajtshme në fshatin Petrovë.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtime me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet, midis të tjerash, në vendimin e MAPL-së. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
-
Konstatohen edhe 3 vendime të tjera të kundërligjshme në Shtime
-
Muhaxheri mohon shkelje, MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin për këmbim të pronës
-
MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave
-
Fushë-Kosova s’u bindet ministrive, i mban në fuqi vendimet e paligjshme
-
Komuna e Prishtinës fiton rastin në Kushtetuese ndaj MAPL dhe MINT