Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) me pezullimin e dy vendimeve të Komunës së Prishtinës për këmbim të pronave me persona privat për planin rregullues “Prishtina e Re – Lindje”, nuk kanë ushtruar kompetencën e kontrollit administrativ në përputhshmëri me dispozitat e Kushtetutës, Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjit të aplikueshëm.
Kushtetuesja si rrjedhojë i ka shpallur të pavlefshme.
Më 16 qershor të vitit 2021, Kuvendi Komunal i Prishtinës, nëpërmjet dy vendimeve të ndara kishte miratuar propozimin e kryetarit të komunës për këmbim të pronave të paluajtshme komunale me pronë të paluajtshme të personave privatë, për realizimin e planit rregullues “Prishtina e re – Lindje”, me destinim për ndërtim të shkollës, kopshtit dhe hapësirave gjelbëruese.
Këto vendime ishin dërguar në MAPL për procedurën e kontrollit të ligjshmërisë. Ndërsa MAPL i kishte dërguar në MINT për vlerësimin e ligjshmërisë.
MINT përmes dy akteve të ndara më 7 dhe 9 korrik të vitit 2021, kishte njoftuar MAPL se aktet e Komunës së Prishtinës duhet të pezulloheshin dhe të mos prodhonin pasoja juridike derisa kjo çështje të trajtohej nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike.
MAPL më pas përmes dy akteve kishte njoftuar Komunën lidhur me vendimet e MINT-it, “duke mos bërë vlerësimin e ligjshmërisë së akteve përkatëse siç është specifikisht e kërkuar përmes neneve 81 (Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë) dhe 82 (Procedura për shqyrtimin e ligjshmërisë) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, duke pamundësuar gjithashtu edhe vlerësimin financiar të vendimit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), me arsyetimin se mungonte konfirmimi i ligjshmërisë së vendimeve të Komunës nga ana e MAPL-së”.
Edhe
MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave
“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të: (I) deklarojë kërkesat e pranueshme; dhe të konstatojë që: (II) në rastin KO159/21 (i) “Raporti i vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/17] i 12 korrikut 2021” i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në lidhje me (ii) “konfirmimin e ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 5133] i 9 korrikut 2021” i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2, 3 dhe 7 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (III) në rastin KO160/21 (i) “Raporti i vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/10] i 8 korrikut 2021” i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në lidhje me (ii) “konfirmimin e ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 6077] i 7 korrikut 2021” i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2, 3 dhe 7 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe si të tilla shpallen të pavlefshme”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Kushtetuesja ka thënë se vetëm gjykatat e rregullta mund të urdhërojnë pezullimin e zbatimit të një vendimi të Kuvendit Komunal, e jo edhe institucionet e nivelit qendror.
“Në këtë drejtim, Aktgjykimi thekson se vetëm gjykatat e rregullta e kanë tagrin kushtetues dhe ligjor që të urdhërojnë suspendimin e zbatimit të një vendimi të Kuvendit Komunal në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm. Rrjedhimisht, institucionet e nivelit qendror nuk kanë autorizim nga Kushtetuta dhe ligji që të suspendojnë vendimet e Kuvendit Komunal, duke e pamundësuar vazhdimin e procedurave ligjore nga Komuna përkatëse në përputhje me detyrimet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Për pasojë, në rrethanat e rastit konkret, bazuar edhe në parimet e lartcekura kushtetuese, përkatësisht, nenet 123 dhe 124 të Kushtetutës, sipas së cilave, ndër tjerash, (i) vetëqeverisja lokale është e garantuar me Kushtetutë dhe e rregulluar me ligj; dhe (ii) çdo rishikim administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutë dhe ligj, Aktgjykimi konstaton që përmes pezullimit të vendimeve të Komunës së Prishtinës përmes akteve të kontestuara, MAPL dhe MINT, nuk kanë ushtruar kompetencën e kontrollit administrativ në përputhshmëri me dispozitat e Kushtetutës, Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjit të aplikueshëm”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
-
MAPL-ja mjaftohet që shoqëria civile të jetë në rolin e vëzhguesit në matjen e performancës komunale
-
Pushteti bojkoton seancën në të cilën do të kërkohej anulimi i vendimit për këmbim pronash
-
Një herë ia bëri kuorumin, tash VV-ja kërkon anulimin e vendimit për këmbim pronash
-
INPO fton Kuvendin e Prishtinës ta shfuqizojë vendimin për këmbimin e pronave