Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një rast tentim-vrasje në rrugën “Hajdar Dushi” të kryeqytetit, me ç’rast i plagosur ka mbetur avokati Azem Vllasi.
Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të tentim-vrasjes.
I dyshuari Murat Jashari, shihet tek shfaqët në rrugën “Hajdar Dushi” në orën 07:48, ku edhe është adresa e banimit të avokatit Vllasi.
Ai, i veshur zakonshëm dhe me një kapele në kokë, mban letra në duar tek futet në bllokun banesor.
Prej hyrjes në ndërtesë e deri te dalja nga ajo, përfshirë edhe aktin e tij, të dyshuarit i janë dashur 5 minuta e 38 sekonda, raporton RTV Dukagjini.
Më pas, nga kamera e sigurisë, kuptohet se avokati Vllasi del në dritare për të kërkuar ndihmë nga fqinji i dyqanit përballë.
Policia në vendin e ngjarjes arrin pak para orës 8:00, por e ngatërrojnë objektin, për tu kthyer një minutë më pas tek vendi nga i cili doli dorasi.
Edhe
Avokati i Jasharit thotë se ai e ka pranuar se shtiu drejt Vllasit
Dhjetë minuta më pas, arrin edhe ndihma e shpejtë për Vllasin, që vazhdonte të qëndronte brenda objektit.
Pas trajtimit fillestar mjekësor që zgjati diku rreth 10 minuta, Vllasi shihet tek del në këmbë dhe plotësisht i vetëdijshëm, por nën përkujdesjen e stafit mjekësor.
Policia e Kosovës ka arrestuar Murat Jasharin si të dyshuar për këtë rast.
-
Krejt çka ndodhi në rastin e plagosjes së avokatit Vllasi
-
Jashari që tentoi vrasjen e Vllasit, për shkak të gjendjes shëndetësore dërgohet në mbajtje prej 10 vjetësh në Psikiatri
-
I dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit mbrohet në heshtje
-
Atentatorit të Vllasit, Murat Jashari, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj