Gjykata Themelore në Prishtinë sot shpalli fajtorë të akuzuarit për rastin “Syri i Popullit”.
Në mesin e tyre, gjykata gjeti fajtor edhe Murat Jasharin por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai do të dërgohet për mbajtje në trajtim të detyrueshëm psikik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokatja që përfaqëson Jasharin, Fehmie Bytyqi, e ka cilësuar si masë shumë të ashpër detyrimin që Jashari për dhjetë vjet të qëndrojë në Institutin e Psikiatrisë dhe Forenizikës. Sipas saj, Jasharit do të duhej t'ia shqiptonte masën për trajtim në Institucione shëndetësore në Zvicër, pasi atje edhe e ka familjen.
Kujtojmë se emri i organizatës “Syri i Popullit” u bë i njohur më 12 mars të vitit 2017, kur në orët e hershme të atij mëngjesi, Murat Jashari një aktivist politik i viteve të 90-ta, trokiti në derën e banesës së avokatit Azem Vllasi në Prishtinë, për ta vrarë atë.
Menjëherë pasi Vllasi hapi derën, Murat Jashari shkrepi me armë zjarri duke tentuar që ta vriste Vllasin.
Pas pak kohësh nisën arrestimet e para ku pos Murat Jasharit që kreu tentim-vrasjen u arrestua edhe Avni Llumnica. Këta dy persona u arrestuan nën akuzat se ishin pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, e cila mori përgjegjësinë për tentim-vrasjen e Azem Vllasit.