I dënuari për tentim vrasjen e Azem Vllasit, Murat Jashari, ka vdekur të mërkurën.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka shkruan në Facebook se Jashari ka vdekur në QKUK në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me vdekjen e tij.
Murat Jasharit në shkurt të këtij viti i ishte shqiptuar masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa po gjykohej në rastin “Syri i Popullit” - tentim vrasje të rëndë në tentativë ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.
Departamenti special i Gjykatës Themelore kishte vendosur që masa e trajtimit psikiatrik të vazhdonte bazuar nga rekomandimet e ekspertëve të institutit.
Artikuj të ngjashëm
-
Murat Jasharit i shqiptohet masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik
-
Jashari: Nuk e kisha për qëllim ta vrisja Vllasin, por vetëm ta plagosja
-
Avni Llumnica shpallet fajtor në rastin "Syri i Popullit", Ramabaja lirohet nga akuzat
-
Apeli kthen në rigjykim rastin e njohur si “Syri i Popullit”
-
Dorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë