Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë është dorëzuar në Polici.
Lidhur me rastin njoftohet se kanë qenë dy të dyshuar, ndërkaq në Polici është dorëzuar A.Z. 23-vjeçar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me tej.
Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 25-vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.