Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për një vrasje të ndodhur më 12 gusht.
Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se fillimisht është raportuar se në rrugën e UÇK-së, në Mitrovicën e Jugut, një person i moshës 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete dhe rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë.
Si rrjedhojë e hetimeve, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar Xh.N., 43-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e 56-vjeçarit.
Lidhur me rastin në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.