Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se hetuesit policorë kanë nisur hetim për rastin.
“Sot, rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën 'Fadil Deliqi’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima rreth 56-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në përgjigje.
Artikuj të ngjashëm