Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një burrë në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit nga Policia, me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pa jetë është liruar për ceremoni mortore.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.