Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

Shiriti i policise

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Mitrovicën e Veriut. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

VDEKJE E DYSHUAR - Mitrovicë Veri / 26.08.2025 – 14:25. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.