Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një 48-vjeçar në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një person i moshës 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti. Ai ka bërë të ditur se  njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar.