Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin se ka therur me thikë një tjetër pas një incidenti që ndodhi në orët e para të së shtunës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 01:20, në rrugën “Artim Jashari”.

Dyshohet se i arrestuari, i cili ndodhej në gjendje të dehur, e ka sulmuar viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si ”Vrasje në tentativë”.