Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, arrestohet i dyshuari

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Driton Paçarada

Një person, shtetas i huaj, është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të shtunën, ndërsa sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku sipas mjekut, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Edhe personi tjetër i përfshirë në rast ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”.