Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 26-vjeçar në Mitrovicë, Policia në kërkim të dy personave

Të shtunën në mesnatë është vrarë një person 26-vjeçar në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në ora 00:15, në rrugën “Artim Jashari”, ku pas një zënke, A.M. është sulmuar me thikë nga dy persona.

Viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, derisa më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë, ku është konfirmuar vdekja e tij.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftimin policor.

Hetuesit policorë kanë identifikuar dy të dyshuarit derisa janë në kërkim.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje.”