Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Mitrovicë

Foto ilustrim

Një person, rreth 50-vjeçar, është gjetur i vdekur mëngjesin e së martës në Mitrovicë, ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti.

“Sot, rreth orës 09:00 është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50-vjeçare. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zaiti.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia po e heton rastin si “vdekje e dyshimtë”.