Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Mitrovicë 26.07.2022-09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.