Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Mitrovicë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur të shtunën në banesën e tij në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar të dielën se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, viktima është gjetur rreth orës 14:15.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.