Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në banesën e tij në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar të dielën se rasti është regjistruar rreth orës 13:20 si “vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.