Gjykata e Apelit të martën ka vendosur që rastin e njohur si “Syri i Popullit” ta rikthejë në rigjykim nga shqyrtimi fillestar, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të marrë disa muaj më parë.
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit vendosi që Avni Llumnica dhe Murat Jashari të mbeten nën masën e paraburgimit, deri sa gjykata e shkallës së parë të marrë vendim tjetër, ndërsa të pandehurit Sadri Ramabaja t’i ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit, dhe t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.
"Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, e po ashtu se është shkelur edhe ligji penal", shkruhet në njoftimin e Apelit.
Themelorja kishte shqiptuar aktgjykim dënues në këtë rast disa muaj më parë.
I pandehuri Avni Llumnica ishte gjetur fajtor në pretendimet e prokurorisë i cili me dashje, që i akuzuari Murat Jashari të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale. Llumnica ishte gjetur fajtor edhe për veprën penale të sulmit seksual, për kohën kur është dërguar në qendrën e paraburgimit, duke u dënuar me dënim unik 12 vjet burgim.
Sadri Ramabaja ishte dënuar me 5 vjet burgim, Halim Halimi 3 vjet, Behxhet Luzha ishte dënuar me 2 vjet, Bajrush Konjusha me 3 vjet, Rexhep Toplana 2 vjet.
Edhe
Shkeljet e shumta kthyen “Syrin e Popullit” në rigjykim
Gjykata kishte gjetur fajtor edhe Murat Jasharin, por për shkak të gjendjes shëndetësore të tij ai ishte vendosur të dërgohet për mbajtje në trajtim të detyrueshëm psikik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh, ndërsa ishte refuzuar aktakuza ndaj Sabit Berishës dhe Lirije Luzhës.
Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha, akuzohen se më 15 maj 2017, si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin ‘Avni Rrustema’ diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që të destabilizonin ose shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës se Kosovës.
-
Gjykata dënon pjesëtarët e “Syrit të Popullit”
-
Avni Llumnica shpallet fajtor në rastin "Syri i Popullit", Ramabaja lirohet nga akuzat
-
Murat Jasharit i shqiptohet masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik
-
Avokatët i quajnë skandaloze vendimet në rastin “Syri i Popullit”, thonë se shkalla e dytë do t’i rrëzojë