Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në e Hanit të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.
Sipas njoftimit, në QKMF-në e Hanit të Elezit sot janë dërguar: Naci 500ml. 500 copë, Hyoscine amp. 60 copë dhe Metoclopramide amp. 150 copë
“Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bashkë me institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut.
Rreth 120 persona në Han të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet të jenë helmuar nga uji.
Edhe
Dyqind persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Han të Elezit
Javën e kaluar mbi 200 persona në Kaçanik kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të helmimeve, që kanë rezultuar të jenë për shkak të ujit të pijshëm që nuk i ka plotësuar standardet.
-
Dyshohet se 65 persona janë helmuar në Han të Elezit, tre u dërguan në QKUK
-
Kompanitë e barnave rritën çmimet, mjekësitë familjare në krizë për infuzione
-
Ministri Krasniqi i ofron mbështetje Hanit të Elezit për furnizim me ujë të pijshëm
-
Ballazhi për helmimet e dyshuara: Nga e marta do të furnizohemi me cisterna uji