Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizitoi Komunën e Hanit të Elezit të martën, për t’i shprehur mbështetje në lidhje me dyshimet për helmim të ujit. Sipas njoftimit, Krasniqi deklaroi se ministria është e gatshme t’i ofrojë ndihmë komunës për të siguruar ujë të pijes.
“Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esencjale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pijshëm nga MBP-AME”, thuhet në komunikatën e MAPL-së.
Hani i Elezit ka ngritur dyshime për helmim të ujit pasi qindra qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, derisa në Kaçanik, nga IKSHPK-ja u vërtetua se uji nuk ishte i pijshëm.
Me vjellje, barkqitje dhe marramendje, banorë të fshatit Gorancë të kësaj Hanit të Elezit po dyshojnë që janë shkaktuara nga uji i pijshëm.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi të hënën se në bazë të analizave fizio-kimike, uji është brenda parametrave normalë.
-
Dyqind persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Han të Elezit
-
MSH-ja furnizon me barna QKMF-në e Hanit të Elezit
-
Ballazhi për helmimet e dyshuara: Nga e marta do të furnizohemi me cisterna uji
-
Pas Kaçanikut, rreth 100 persona dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm edhe në Han të Elezit
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi