Mostrat e marra të ujit nga rajoni i Kaçanikut kanë treguar se nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të premten në mbrëmje, pak ditë pasi qindra qytetarë të fshatrave të Kaçanikut kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta.
Nga 5 korriku deri të premten 192 qytetarë nga disa fshatra të Kaçanikut kanë kërkuar trajtim me simptoma të njëjta si temperaturë, ethe, barkqitje, vjellje, mundim.. Sipas njoftimit të MSH-së, të gjithë qytetarët janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnjë referim për hospitalizim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që të raportohet menjëherë rastet e dyshimta për helmim, që uji i pijes të vlohet para konsumimit ose të shfrytëzohen resurse tjera me ujë të sigurt, të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor, të monitorohet cilësia e ujit si dhe të sanohet sistemit e të futet nën menaxhimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”.
-
Pas Kaçanikut, rreth 100 persona dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm edhe në Han të Elezit
-
Ilazi: Rreth 300 qytetarë dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm, po i presim rezultatet bakteriologjike
-
Dyshohet për ujë të ndotur në fshatra të Kaçanikut, mbi 250 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor
-
Uji në zonën e fshatit Marec i papijshëm, IKSHPK-ja del me rekomandime
-
Analizat gjejnë baktere të gjalla mbi normat e lejuara në ujin e pijshëm në Gorancë