Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dënohet me dy vjet burgim i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Kfor

Sllobodan Radenkoviq është dënuar me dy vjet burgim për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Radenkoviq u dënua pas akuzave për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në veri në vitin 2023.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranim të fajësisë.


E pranon fajin i akuzuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

E ka pranuar fajin i akuzuari për veprat  “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, Sllobodan Radenkoviq.

I akuzuari ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Sipas aktakuzës, më 29.05.2023 nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin e objektit të Komunës së Zveçanit, i pandehuri, në bashkëkryerje dhe koordinim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë aktive në një grup që ka ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Prokurori special Bekim Kodraliu, tha se marrëveshja me të pandehurin është arritur pa presion.

“PSRK-ja qëndron pranë marrëveshjes meqë e njëjta është arritur në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe para nënshkrimit të kësaj marrëveshje me të pandehurin Radenkoviq, e njëjta është arritur me vullnet të lirë, pa presion dhe në konsultim të vazhdim me mbrojtës së tij, prezent gjatë arritjes së kësaj marrëveshje. Marrëveshja konsiston për dy vepra penale dhe atë për sulm ndaj personit zyrtar, e kryer në bashkëkryerje, si dhe për veprën penale pjesëmarrja në turmë”.

Prokurori Kodraliu tregoi edhe dënimin siç është arritur sipas marrëveshjes.

“Sa i përket veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” konsiderojmë t'i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, t'i përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 14.01.2026, ndërsa për veprën tjetër penale t’i shqiptohet dënim prej 6 muajsh, në mundësi prej zëvendësimi në dënim me gjobë prej 15 mijë euro dhe masa e paraburgimit, nuk do t’i ndërpritet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”.

Edhe mbrojtja e të akuzuarit tha se qëndrojnë në marrëveshjen që e kanë arritur me Prokurorinë. I kërkuan Gjykatës, që te pandehurit t’i mundësojë që shumën monetare ta paguajë në shumë rata, për 2 vjet.

Edhe i akuzuari tha se qëndrojnë pranë marrëveshjes që kanë arritur me Prokurorinë Speciale.

Gjyqtarja Medie Bytyqi e pranoi marrëveshjen e Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit Radenkoviq, për pranimin e fajësisë.