Arbëri

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Lubisha Miljkoviq

Lubisha Miljkoviq

Me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë është dënuar Lubisha Milkoviq, i akuzuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 29 maj të vitit 2023.

Ai paraprakisht ka arritur  marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale për veprën penale "sulm" dhe "pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm".

"Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë", tha ai.

Edhe avokati Milosh Deleviq tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme të të pandehurve me mbrojtësin. Deleviq propozoi Milkoviq që të dënohet me gjobë dhe t'i mundësohet pagesa me këste në periudhë dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu deklaroi se marrëveshja parasheh 2 vjet burgim efektiv, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe gjashtë muaj burgim që zëvendësohen me gjobë në vlerë prej 14.000 eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se janë plotësuar kushtet e parapara për ta miratuar marrëveshjen e fajësisë dhe se është e bazuar në prova e fakte. Aktgjykimi do të shpallet pas pak.