Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen

Bedri Hamza

Foto: Driton Paçarada

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përsëritur qëndrimin se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

Pas takimit me kryetarin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin Albin Kurti, Hamza ka thënë se partia e tij është e gatshme që të bëjë zgjidhje për presidentin, në të njëjtën ditë pasi të ndryshohet ligji.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e të gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar. Janë edhe disa ditë ku kemi mundësi të arrijmë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja. por kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Kurti takohet edhe me Abdixhikun

Kurti takon Abdixhikun e Hamzën

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të shtunën ndaras liderët e dy partive më të mëdha opozitare. ...