Lionel Messi mund të bëhet pjesë e stafit të trajnerëve të ekipit të Argjentinës për Kupën e Botës 2030.
Pëzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni e la të hapur këtë mundësi.
Scaloni e vazhdoi kontratën me Argjentinën së fundmi deri në Kupën e Botës 2030.
“Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë përtej vitit 2030. Ai është tërhequr nga skuadra kombëtare, por shpresoj që të vazhdojë karrierën e tij si lojtar për aq kohë sa të jetë e mundur. Por tani që Walter Samuel po largohet, ai është gjithmonë i mirëpritur sa herë që të dëshirojë”, ka thënë Scaloni.
Messi, i cili njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja argjentinase në gusht dhe luajti ndeshjen e tij të fundit për Argjentinën më 7 tetor ka kontratë të vlefshme me Inter Miamin në MLS deri në dhjetor 2028.