Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashica i pari në listën e largimeve nga Beshiktashi

Milot Rashica

Beshiktashi planifikon t’i largojë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është i pari në listën e përpiluar nga Beshiktashi, raporton mediumi turk “Yeni Mesaj”.

“Beshiktashi do ta forcojë skuadrën e saj me transferime të reja në pozicionet e qendërmbrojtësit, anësorit të djathtë dhe mesfushës gjatë afatit kalimtar të dimrit. Për të siguruar tre lojtarë të rinj të huaj, skuadra bardhezi duhet të ndahet nga tre prej lojtarëve të saj aktualë të huaj. I pari nga këta lojtarë do të jetë Milot Rashica”, shkruan mediumi turk të mërkurën.

Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Ai nuk po ka hapësirë të madhe te Beshiktashi. Kryesisht po luan si rezervist.