Trajneri i Leipzigut, Martin Demichelis, e ka përcjellë me vëmendje paraqitjen e shkëlqyer të Brajan Grudës për Gjermaninë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Holandës.
Gruda shkëlqeu në të dyja ndeshjet. Në fitoren 3:1 ndaj Serbisë shënoi gol, ndërsa kundër Holandës realizoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në fitoren 5:0.
Dmichelis ka shpjeguar pse Gruda kishte nevojë për pak më shumë kohë për t’u ambientuar në Leipzig.
“Brajanit i duhej pak kohë para se të fillonte të ndiqte topat dhe kundërshtarët, siç bëri kundër Schalke ose Augsburgut”, tha Demichelis për “Leipziger Volkszeitung”.
“Tani ai e ndjen sa mirë është për të, për ekipin dhe për tifozët kur e fiton përsëri topin. Kjo është gjithashtu pjesë e zhvillimit të tij”.
Gruda 22-vjeçar ka katër asistime deri më tani në Bundesligë, një gol dhe një asistim në Ligën e Kampionëve dhe një gol për Kupë të Gjermanisë.