Federata Japoneze e Futbollit zyrtarisht paraqiti Kozo Tashiman si kandidat për president të FIFA-s.
Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën organi qeverisës i futbollit japonez.
68-vjeçari, i cili shërbeu si president i Federatës Japoneze të Futbollit nga viti 2016 deri në vitin 2024, ka siguruar mbështetjen e pesë shoqatave kombëtare të futbollit, duke përmbushur kërkesën minimale për të hyrë në zgjedhje.
FIFA tani do të vlerësojë nëse Tashima dhe kandidatët e tjerë janë të kualifikuar përpara se të shpallë zyrtarisht kandidatët e miratuar.
Tashima u zotua të forcojë qeverisjen dhe transparencën e FIFA-s, duke u mbështetur në përvojën e Japonisë në administrimin e futbollit.
“Do të doja ta përdorja këtë përvojë për të promovuar një qeverisje më të fortë dhe një menaxhim organizativ më transparent në FIFA”, tha ai.
Ai theksoi rëndësinë e lojës së ndershme, respektit dhe integritetit, ndërsa u zotua të zgjerojë mundësitë që fëmijët të luajnë futboll në një mjedis të sigurt.
Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s janë planifikuar për 18 mars 2027, në Kongresin e 77-të tnë Rabat të Marokut, ku përfaqësuesit e 211 federatave anëtare do të zgjedhin presidentin e ardhshëm.
Tashima po kërkon të sfidojë presidentin aktual Gianni Infantino, i cili e ka drejtuar FIFA-n që nga viti 2016. Philippe Diallo është kandidat i UEFA-s për të parin e FIFA-s.