Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kompany është gati që ta drejtojë Bayernin ndaj Kolnit

Vincent Kompany

Vincent Kompany do ta drejtojë Bayernin në ndeshjen kundër Kolnit të premten, katër javë pas kolapsimit.

Bayerni ka bërë të ditur se Kompany do të paraqitet të enjten në konferencë për media para ndeshjes kundër Kolnit, që i takon xhiros së dhjetë të Bundesligës.

Do të jetë paraqitja e parë për belgun 40-vjeçar që nga koha kur kolapsoi gjatë një stërvitje me ekipin rezervë të Bayernit më 23 tetor. Më pas qëndroi në spital për një kohë. Por tashmë Kompany ka nisur punën te Bayerni dhe do ta drejtojë gjigantin gjerman nga stoli.