Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon Abdixhikun e Hamzën

Kurti takohet edhe me Abdixhikun

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të shtunën ndaras liderët e dy partive më të mëdha opozitare. 

Fillimisht është takuar me Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa menjëherë pas takimit në Qeveri ka hyrë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës. 

Sipas informacioneve në takim me Abdixhikun, është diskutuar për zhvillimet e fundit – çështjen e presidentit dhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Edhe gjatë ditës së djeshme, Kurt u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. 

Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen

1 muaj më parë / 3 tet 2026 19:18
Bedri Hamza

Photo: Driton Paçarada

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përsëritur qëndrimin se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

Pas takimit me kryetarin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin Albin Kurti, Hamza ka thënë se partia e tij është e gatshme që të bëjë zgjidhje për presidentin, në të njëjtën ditë pasi të ndryshohet ligji.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e të gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar. Janë edhe disa ditë ku kemi mundësi të arrijmë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja. por kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, ka thënë ai.