Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme e ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sipas informacioneve, është diskutuar për zhvillimet e fundit – çështjen e presidentit dhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Abdixhiku është parë duke dalë nga Kuvendi, derisa s’ka pasur deklarim për media.
Gjatë ditës së djeshme, Kurt u takua edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.