Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kushti i PDK-së: Nëse kalon projektligji për Specialen, të hapur të diskutojmë për presidentin

Kuvendi i Kosoves

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se subjekti që drejton është i gatshëm të bisedojë për çështjen e presidentit në rast se miratohet në Kuvend ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Hamza ka thënë se ketë qëndrim ia ka bërë të ditur në takimin që patën mbrëmë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin

Vërejtje deputetëve se po e injorojnë çështjen e presidentit u dha Besnik Tahiri, ligjvënës nga Aleanca. 

Ai tha se zbatimi i Deklaratës së miratuar nga Kuvendi të hënën varet edhe nga ajo se çfarë ndodh deri më 6 tetor, kur skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. 

Sipas Tahirit, diskutimet tash janë se kush është patriot e kush spiun, e kush po qan më shumë për vendimin në Hagë. Por jo për 8 ditë vendimtare që mund ta çojnë vendin sërish në zgjedhje. 

“Sot Kosova ka nevojë për seriozitet dhe ka nevojë për reflektim, për shkak se kanë mbetur edhe tetë ditë deri në një vendim. Nuk shoh proces serioz, nuk shoh reflektim të situatës çka ka ndodhë më 16 shtator dhe shoh vazhdimësi të një situate e cila po përsëritet”, ka deklaruar Tahiri. 

Lidhur me çështjen e presidentit, në Kuvend as para dhe as pas seancës plenare nuk u deklarua asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Edhe Ende pa marrëveshje për presidentin, PDK-ja e gatshme “menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen” Arbëri Ende pa marrëveshje për presidentin, PDK-ja e gatshme “menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen”

E kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, që u takua mbrëmë me atë të LVV-së, Albin Kurtin, tha se subjekti që drejton është i gatshëm të bisedojë për çështjen e presidentit në rast se miratohet në Kuvend ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. 

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës kemi biseduar, kemi deklaruar që kur ta kemi Ligjin e aprovuar, jemi të hapur të bisedojmë për t’i dhënë vendit president. Nuk kemi fol nga kush, por për mundësinë që ta kemi presidentin. Nuk është në rregull të japim emra në tavolinë kur nuk jemi tek ajo pikë, tek ajo pikë me PDK-në nuk mund të mbërrihet pa kaluar ligji”, ka theksuar Hamza. 

E kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është përgjigjur kur është pyetur nga gazetarët se çfarë diskutuan me kreun e PDK-së. 

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Jehona Lushaku-Sadriu, shprehu vullnet për t’i shmangur zgjedhjet. 

Edhe Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen Arbëri Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen

“Është e rëndësishme që t’i shmangim zgjedhjet meqë kemi pasur zgjedhje, por kjo kërkon vullnetin e të gjitha grupeve parlamentare ose të gjitha partive politike, në të vetëm nuk mundemi t’i japim president Kosovës, por jemi të gatshëm të japim kontribut për themelimin e këtyre institucioneve”, ka thënë Lushaku-Sadriu. 

Moszgjedhja e presidentit të ri deri më 6 tetor e çon vendin në zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.