Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka quajtur joserioze për vendin atë se çka deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen e presidentit.
Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para pak minutash doli me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Emrat e propozuar nga Kurti janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti - emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor.
Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.
“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse ska qenë sot paradite”, ka thënë Hamza në konferencën për media pas asaj të Kurtit.
LIVE: Dita vendimtare për presidentin, tensione për Specialen
-
Hamza: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, Sejdiu s’është marrëveshje me PDK-në
-
Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen
-
Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen
-
Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje, prioritet ligji për Specialen pastaj presidenti
-
Kushti i PDK-së: Nëse kalon projektligji për Specialen, të hapur të diskutojmë për presidentin