Profesori Berim Ramosaj, ka komentuar votimin në Kuvendin e Kosovës të Deklaratës për aktvendimin e Gjykatës Speciale e cila i dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ramosaj ka thënë se i ka bërë përshtypje bashkimi i të gjitha partive politike dhe votimi i saj porse nuk mund të konsiderohet që deputetët kanë bërë ndonjë punë të madhe sepse Deklaratat siç ka thënë Ramosaj – kanë peshën më të vogël për kah fuqia juridike e edhe politike.
“Po të ishte rezoultë apo të kishte qenë akt tjetër i aprovuar në Kuvend, ndoshta do të kishte pasur efekt zbatimi apo fuqie, qoftë politike apo ligjore më të lartë. Kjo duhet bërë e qartë dhe t’iu tregojmë deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk është që kanë bërë ndonjë punë të madhe. Më bëri përshtypje vetëm në aspektin e bashkëpunimit për çka edhe e respektoj, sepse përndryshe kjo deklaratë e aprovuar nuk do të thotë shumëçka”, ka thënë Ramosaj në emisionin “Konfront” në KTV.
Tutje Ramosaj ka thënë se megjithatë për nga dokumentet, deklaratat kur aprovohen në Kuvend kanë fuqinë më të ulët të legjislativit.
Megjithatë sipas tij, duke pasur parasysh që ka pasur gjuhë të ashpër të debatit tek masa, bashkimi për të votuar sot këtë Deklaratë në Kuvend mund të konsiderohet si dritë në fund të tunelit.
Edhe
Jakaj: PDK-ja kalkuloi me afate në Deklaratë, sepse do t’i duhej ta votonte presidentin
“Deklarata e sotme që është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës për mua ishte një dritë në fund të tunelit në kuptimin e bashkëpunimit politik mes të gjithë akterëve politikë që sot janë pjesë e Parlamentit, kështu që e përshëndes këtë deklaratë. Mirëpo, duhet bërë e qartë se Deklarata që aprovohet në Kuvendin e Kosovës, në aspektin e fuqisë juridike e po ashtu edhe politike hyn në grupin e mjeteve të legjislativit që ka fuqinë më të ulët. Deklarata është prej dokumenteve që aprovon Kuvendi me peshën më të ulët”, është shprehur Ramosaj.
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash, të hënën e ka miratuar Deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në pikën e parë të kësaj Deklarate Kuvendi ka shprehur shqetësimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Në pikën e dytë e ka konsideruar si të të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët.
Në pikën e tretë Kuvendi ka kërkuar nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Në pikën e katërt të Deklaratës thuhet se në Kosovën e viteve 1998–1999, ekzistenca e një ndërmarrje të përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova është vërtetuar tashmë me aktgjykime të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndaj drejtuesve politikë, ushtarakë dhe policorë të Jugosllavisë dhe Serbisë.
Edhe
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Në pikën e pestë Kuvendi ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në pikën e gjashtë Kuvendi ka kundërshtuar siç thuhet “çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim luftën e saj çlirimtare apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë”.
Ndërsa në pikën e shtatë të Deklaratës thuhet se “E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë. Kuvendi do t’i mbrojë të tria pa kompromis”.
Gjinali për zgjedhjen e presidentit: Dinamikat e 20 muajve të fundit s’lënë vend për optimizëm
Politologu Ardit Gjinali vlerëson se duke marrë parasysh dinamikat e 20 muajve të fundit në skenën politike të Kosovës, nuk lë hapësirë për optimizëm se mund të zgjidhet presidenti dhe se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.
Gjinali në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ndoshta dinamikat e reja dhe afati i shkurtër për zgjedhjen e presidentit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit, mund të jetë shtysë pozitive për arritjen e një marrëveshje.
Edhe
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
“Por, duke pasur parasysh panoramën politike në të cilën Kosova kaloi gjatë muajve të fundit, patjetër siç e thash, nuk lë vend shumë për të qenë optimist. Por, duke pasur parasysh dinamikat e reja e shumëçka, të shpresojmë e të jemi pozitiv se mund të arrihet marrëveshje”, tha Gjinali.
Ai tha se duhet fituar besimi mes partive politike dhe se miratimi i Deklaratës për aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale mund të jetë gurthemel i rikthimit të një besimi.