Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Gjinali sobre las elecciones presidenciales: La dinámica de los últimos 20 meses no deja lugar al optimismo.

Ardit Gjinali

Politologu Ardit Gjinali vlerëson se duke marrë parasysh dinamikat e 20 muajve të fundit në skenën politike të Kosovës, nuk lë hapësirë për optimizëm se mund të zgjidhet presidenti dhe se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme. 

Gjinali në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ndoshta dinamikat e reja dhe afati i shkurtër për zgjedhjen e presidentit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit, mund të jetë shtysë pozitive për arritjen e një marrëveshje. 

“Por, duke pasur parasysh panoramën politike në të cilën Kosova kaloi gjatë muajve të fundit, patjetër siç e thash, nuk lë vend shumë për të qenë optimist. Por, duke pasur parasysh dinamikat e reja e shumëçka, të shpresojmë e të jemi pozitiv se mund të arrihet marrëveshje”, tha Gjinali. 

Ai tha se duhet fituar besimi mes partive politike dhe se miratimi i Deklaratës për aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale mund të jetë gurthemel i rikthimit të një besimi.