Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliaj për procesin në Speciale: Më tepër aludon në proces politik sesa gjyqësor

Artan Aliaj

Opinionisti Artan Aliaj ka komentuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Aliaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se i gjithë procesi i zhvilluar në Speciale më tepër aludon në një proces politik sesa gjyqësor. Ai ka thënë se edhe leximi i aktvendimit nga gjyqtari Charles Smith më tepër ka ngjasuar në një deklaratë politike sesa vendim gjyqësor. 

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet. 

“Nëse sheh mënyrën e funksionimit të gjykatës, vet leximi i atij vendimi atë ditë më shumë aludon në një proces politik sesa gjyqësor. Duket njëfarë tentimi i lodhët i Bashkësisë Evropiane ta bëjë një lloj balancimi të luftës në Kosovës. Është shumë e padrejtë, mendoj shumë e papranueshme për gjithë popullin shqiptar në mbarë Ballkanin”, tha Aliaj.  


Mehmeti: Gjykata ka qenë vazhdimisht arbitrare ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe Qytetarët reagojnë: Jo në emrin tim Arbëri Qytetarët reagojnë: Jo në emrin tim

Gazetari Faton Mehmeti thotë se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale ka qenë i pritshëm. Ai ka thënë se vazhdimisht kjo gjykatë ka qenë arbitrare ndaj tyre. 

Mehmeti ka shtuar se qëllim parësor kjo gjykatë e ka pasur dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. 

“Gjykata e Hagës këta i ka arrestuar për t’i dënuar, qëllimi parësor ka qenë për t’i dënuar. Gjatë rrugës ka pasur dëshmitarë të shumtë që ishin të afërt edhe me Thacin të cilët janë shndërruar në bashkëpunëtorë të gjykatës. Ka qenë i pritur dënimi i tyre, shto faktin që për 6 vite pavarësisht kërkesave të shumta që kanë bërë për vizita ose mbrojtje në liri, nuk janë lejuar. Kjo gjykatë ka qenë arbitrare ndaj tyre vazhdimisht. Është pritur në bazë të rrjedhave që kanë ndodhur dhe është pritë dënim i ashpër”, ka thënë ai në “Konfront”.

Megjithatë, befasi për Mehmetin ka qenë lartësia e dënimit për Krasniqin e ai për Selimin.  

“Befasi ka qenë Selimi që është dënuar me më pak vite pasi është pritur që të ketë dënim së paku sa Thaçi, dhe i Krasniqit me më tepër”. 

Edhe Kolumne Pika e kthjellimit kolektiv
mehm

Ramadani: VV-ja ka përgjegjësi për strategjinë që shteti do ta ndjekë pas vendimit të Speciale

Gazetari Arbër Ramadani ka thënë se përgjegjësinë më të madhe sa i përket reagimit pas aktgjykimit të Speciales e ka Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti. 

Ai ka thënë se mendon që do të duhej të ftohej një tryezë e gjerë në të cilën ka thënë se të gjithë do të hartonin një strategji dhe do të pajtoheshin se si do të silleshin e çfarë do të thoshin pas aktgjykimit. 

“Unë mendoj që momente si këto i determinojnë shoqërinë se sa të organizuara janë, si u përgjigjen situatave. Edhe këtu ka shkallshmëri të përgjegjësisë, sipas meje, i ka takuar, e ka përgjegjësinë, e ka legjitimitetin e përbashkimit, afrimit, tek e fundit edhe të shtiren sikur janë pajtuar, e ka pasur Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur Ramdani në emisionin “Konfront” në KTV.  

Edhe Hamza: Protesta s’është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së Arbëri Hamza: Protesta s’është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Ramadani ka thënë se për të edhe PDK-ja ka rol, por se sipas tij legjitimitetin për ta bërë këtë e ka Vetëvendosja. 

“Vërtetë ka legjitimitet Lëvizja Vetëvendosje, sepse nëse del zotëri Kurti dhe thotë se kjo është strategjia ose kjo është rruga ka ndikim te njerëzit, tjetër peshë ka, dhe i takon atij”, është shprehur Ramadani.