(E përditësuar 20:00) - Breshri ka goditur edhe Prishtinën të martën vonë.
VIDEO:
(E përditësuar 18:20) - Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se situata është përmirësuar pas rrebeshit me shi. U kanë bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë numrat emergjentë në rast të ndonjë problemi.
“Pas rrëbesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën. Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për pak minuta dhe tani gjendja është përmirësuar. Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave. Për çdo situatë, kontaktoni në numrat e telefonit: 112 - Numri unik emergjent; 193 - Njësiti i zjarrfikjes dhe shpëtimit; 192 - Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Disa vende në Kosovë janë goditur nga breshëri të shtunën pasdite.
Sipas videove të “Meteo Ballkan” në Facebook, breshër i madh ka rënë në Suharekë, Han të Elezit e Rahovec.
Ende nuk dihet për dëme.
VIDEO: