Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Beogradi nuk mund të thotë me saktësi se çfarë është marrëveshja detyruese juridike që do të duhej nënshkruar me Prishtinën, transmeton Koha.net.
Kjo marrëveshje është paraparë të arrihet me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit.
Gjuriq ka shtuar se as vendet anëtare të BE-së ende nuk janë harmonizuar rreth kësaj çështjeje.
"Serbia së pari do të duhej ta shihte atë dokument e kur ta ketë në duar do të mund ta komentojë përmbajtjen e tij”, citon tanjug të ketë thënë Gjuriq.
"Është shumë e vështirë të thuhet se çfarë është dokumenti detyrues juridik, sepse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian ende nuk kanë qëndrim të harmonizuar për këtë çështje. Nëse do ta kenë ndonjëherë këtë qëndrim dhe nëse na e prezantojnë, ne do të deklarohem për të”, ka theksuar ai.
-
BE do marrëveshje juridikisht detyruese, SHBA edhe njohje të ndërsjellë Serbi-Kosovë
-
Gjuriq: Nuk ka asnjë shenjë të marrëveshjes detyruese juridike me Kosovën
-
Ç’mund të përmbajë marrëveshja detyruese – juridike Kosovë – Serbi
-
Kush do ta hartojë marrëveshjen detyruese – juridike Beograd – Prishtinë
-
Tajani tregon se kur duhet të arrihet marrëveshja detyruese Beograd - Prishtinë