Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tajani tregon se kur duhet të arrihet marrëveshja detyruese Beograd - Prishtinë

Kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani thotë se BE pret nga Serbia marrëveshje detyruese juridike me Kosovën, porse askush nuk e përmend njohjen e pavarësisë së saj, transmeton Koha.net.

Tajani për televizionin serb N1 ka thënë se marrëveshja detyruese ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të arrihet para vitit 2023, ndërsa sqaron se kjo marrëveshje duhet të vendosë marrëdhënie të mira dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pyetjen nëse kjo marrëveshje mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, Tajani është përgjigjur negativisht.

“Jo, jo, jo. Ne duam marrëveshje juridike. Njohja nuk është ajo me të cilën ne merremi, kjo është punë për shtetet anëtare. Kjo nuk është kompetencë jona. Ka vende të cilat janë për dhe kundër. Ne duhet të përpiqemi që dialogu të jetë i mirë dhe të arrihet deri te marrëveshja”, citon n1 të ketë thënë Tajani.