Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Marrëveshja detyruese me Kosovën, pastaj anëtarësimi i Serbisë në BE”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka thënë se BE pret nga Serbia dokumentin detyrues me Kosovën e pastaj ajo do të mund të bëhej anëtare e Bashkimit Europian, përcjell Koha.net.

Ai ka nënvizuar se kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani, gjatë takimit me të, ka insistuar se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të vazhdojë. Tajani po ashtu ka thënë se Brukseli pret që Beogradi të bëhet anëtar fuqiplotë i Bashkimit Europian pasi kur ta nënshkruaj me Prishtinën Marrëveshjen detyruese juridike.

Serbia ka theksuar Tajani, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të punojë për stabilitetin në rajon.

Kryetari serb ka përfunduar se me Tajanin është biseduar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ata kanë theksuar se “hetimet duhet të jenë të fuqishme dhe se vrasësit duhet sa më parë të sillen para drejtësisë”.