Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ç’mund të përmbajë marrëveshja detyruese – juridike Kosovë – Serbi

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në prill do t’i propozojë ato që ai i ka quajtur parime në bazë të të cilëve Beogradi mund ta pranojë marrëveshjen detyruese- juridike me Kosovën, shkruan sot danas duke u thirrur në burime të kreut shtetëror serb, transmeton Koha.net.

Marrë para sysh se nga Beogradi pritet që para anëtarësimit formal në BE me Prishtinën të nënshkruajë marrëveshjen detyruese juridike, se ende nuk dihet përmbajtja e këtij dokumenti, se ai është ende letër e bardhë dhe se iniciative vjen nga Serbia dhe se po ashtu kryetari i shtetit për muajin prill ka paralajmëruar se opinionit do t’ia paraqesë propozimin e vet, siç e quan ai, prej kompromisi, shtrohet pyetja se a do ta paraqesë vërtetë në prill Vuçiq përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën do të bisedohej.

Sipas burimeve të afërt me kreun shtetëror serb, Beogradi nuk do ta propozojë përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa kryetari do t’i propozojë parimet për pranimin e këtij dokumenti.

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike dhe analisti Dragomir Angjelkoviq mendojnë se Vuçiq në prill nuk do të dalë me propozimet e përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje, transmeton Koha,net.

“Pres që marrëveshja detyruese - juridike të jetë e shkruar në dy ose tri faqe, të përmbajë parimet dhe përshkrimin e asaj që është bërë dhe që duhet të bëhet. Ai do të jetë dokument me një gjuhë të përgjithshme politike –juridike me më së shumti tri vjet afat për zbatim. Politika ndaj Kosovës është çështje tjetër. Për të duhet bërë strategjia se ç’ raport do të mbahet ndaj Kosovës pas në shkrimit të atij dokumenti, sidomos përmes kapitullit 31 që ka të bëjë me politikën e jashtme e sigurinë dhe me kapitullin 35 kushtuar Kosovës. Çështja e qasjes ndaj Kosovës në fushën sigurisë do të jetë shumë me rëndësi, do të jetë ajo siç ka qenë deri më tash, apo do të dërgohen atje forca paraushtarake e para policore . Çështja tjetër me rëndësi është ekonomia dhe se si Serbia do të sillet ndaj Kosovës. A do ta Serbia Kosovën territor të vetin, sidomos veriun Kosovës, apo si entitet të posaçëm ose vend”, ka thënë Janjiq.

Edhe Vuçiq dëshiron njëfarë marrëveshjeje me Kosovën Arbëri Vuçiq dëshiron njëfarë marrëveshjeje me Kosovën

Ai thekson se Beogradi qëkur është hapur kapitulli 35 që përfshin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk ka plan aksionar në të cilën është thënë se si dhe në ç’afate do të arrijmë normalizimin me Kosovën.

Angjelkoviq thotë se Vuçiq do të paraqesë minimumin e kompromiseve nën të cilat nuk do të shkojë Serbia, e cila, tha ai, nuk do të propozojë zgjidhje, por vetëm orientimet për zgjidhje dhe koordinatat për nënshkrimin e asaj marrëveshjeje.