Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Nuk ka asnjë shenjë të marrëveshjes detyruese juridike me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se tash për tash nuk të janë njohura as shenjat më të vogla të marrëveshjes detyruese juridike të Beogradit e Prishtinës dhe as që mund të parashihet se çfarë kupton me këtë Bashkimi Europain, ndërsa shton se zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme është e domosdoshme për stabilitetin e kësaj pjese të Europës, transmeton Koha.net.

“Është e qartë se BE nuk ka qëndrim të qartë lidhur me pavarësinë e Kosovës, gjë që shihet edhe nga Strategjia për zgjerim në Ballkanin Perëndimor”, citon B92 të ketë thënë Gjuriq ndërsa ka shtuar se BE vetëm insiston se duhet gjetur zgjidhja afatgjatë dhe e qëndrueshme.

“Standard” ka shkruar marrëveshja historike Beograd - Prishtinë do të nënshkrues në vitin e ardhshëm.

Gjuriq për “Standard”-in vjenez ka theksuar se po mbahet referendumi, në të nuk do të figurojë pyetja pavarësia e Kosovës.

Ai ka shtuar se në Serbi po mbahet dialogu i brendshëm për Kosovën dhe gjatë debateve për të, paraqiten qëndrime të kundërta.