Përmbajtja e marrëveshjes detyruese –juridike ndërmjet Beogradit e Prishtinë varet ekskluzivisht nga të dy palët, ka thënë sot në Beograd Sem Fabrizi, ambasador Bashkimit Europian në Serb, transmeton Koha.net.
„Përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje duhet ta përcaktojnë Serbia dhe Kosova. Ne, si Bashkim Europian dhe Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini, jemi ndërmjetës në atë proces. Për ne ka rëndësi jetësore që të nisë në proces i qëndrueshëm dhe i dallueshëm i normalizimit të marrëdhënieve. Kjo gjë është po ashtu e rëndësishme për rrugën e tyre drejt BE-së duke evituar bllokimin e njëra tjetrës drejt përparimit. Jemi shumë të bindur se të dy palët do ta arrijnë këtë marrëveshje“, citon rel të ketë thënë Fabrizi.
Ai ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve Serbi – Kosovë është pjesë e procesit negociues dhe marrëveshja për normalizim duhet të ratifikohet para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian.
-
BE do marrëveshje juridikisht detyruese, SHBA edhe njohje të ndërsjellë Serbi-Kosovë
-
Fabrizi: Beogradi e Prishtina të merren vesh pa ndërhyrë nga jashtë
-
Beogradi “s’e di” ç’përmban marrëveshja detyruese juridike
-
Kocijançiç: Normalizimi Kosovë – Serbi me marrëveshje detyruese
-
Marrëveshja obligative në tërësinë e saj, thonë në BE